Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Murati: Nuk ka pagë të 13-të

Ministri në detyrë i Ministrisë së Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas raportimit të Veriu.info se Qeveria e Kosovës po shqyrton mundësinë e ekzekutimit të pagës së 13-të për punonjësit e shtetit para zgjedhjeve të 28 dhjetor.

Ai thotë se paga e 13-të është e paraparë në ligjin e buxhetit për vitin 2026, duke duke thënë se lajmi është i rrejshëm.

Veriu.info qendron prapa lajmit se në Qeveri po shqyrtohet mundësia e dhënies të pagës së 13-të për këtë vit.

Reagimi i Hekuran Murati:

Lajmet e rreme nuk kalojnë!

Paga e 13-të është e paraparë në ligjin e buxhetit për vitin 2026.

Por siç e dinë të gjithë, ligjin e buxhetit për vitin 2026 nuk e votuan PDK/LDK/AAK-Nisma.

Është për keqardhje që në mungesë të një programi të mirëfilltë, krejt çka u ka mbetur opozitës dhe portaleve të tyre, janë rrenat e vazhdueshme, me shpresën se diçka mbetet, dhe kësisoj gjenerojnë pakënaqësi ndaj qeverisë.

Për çfarëdo lajmi a vendimi, Qeveria çdoherë i ka njoftuar qytetarët në mënyrë transparente.

Prandaj nëse shihni çfarëdo njoftimi që ka të bëjë me Qeverinë, mos u besoni pa e verifikuar fillimisht nëse diçka e tillë është thënë nga kanalet zyrtare të Qeverisë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara