Murati thotë se kosovarët kanë kaq euro më shumë në banka se para pesë vjetësh

Edhe Murati thotë se kosovarët kanë më shumë para sesa para pesë vjetësh

Pas Liza Gashit, zëvendësministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila ditë më parë tha se kosovarët janë më të pasur sesa në të kaluarën, një gjë të tillë e ka thënë edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, shkruan Zeri.info.

Murati ka thënë se depozitat dhe kursimet e familjeve kosovare në banka në fund të muajit tetor kanë arritur 4.69 miliardë euro.

“Kur faktet çmontojnë propagandën. Depozitat dhe kursimet e familjeve kosovare në banka në fund të muajit tetor kanë arritur 4.69 miliardë euro.

Sipas të dhënave zyrtare nga seritë kohore në faqen e BQK-së, depozitat dhe kursimet nëpër banka të familjeve në Kosovë kanë shënuar rekord me 4.69 miliardë euro”, ka shkruar Murati në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ai thotë se ka rritje prej 2.12 miliardë euro në krahasim me tetorin e para viteve.

“Kjo përbën një rritje prej 2.12 miliardë euro, ose 82.5%, krahasuar me muajin tetor para 5 viteve kur depozitat dhe kursimet e familjeve në Kosovë ishin 2.57 miliardë euro. Sa për krahasim, në periudhën 5-vjeçare para qeverisë ‘Kurti’, depozitat dhe kursimet e familjeve kishin shënuar rritje prej vetëm 745 milionë eurove, ose 40.8%. Pra në periudhën 2020-2025, rritja e parave në banka (depozita/kursime) për familjet në Kosovë ka qenë më se 2-fish më e shpejtë sesa rritja e parave në banka përgjatë 5-vjeçarit të qeverisjeve të kaluara (82.5% vs 40.8%)”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara