Naim Qelaj nga Grejkoci i Suharekës zgjidhet Avokat i Popullit

Naim Qelaj në qeverisjen Haradinaj ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, kurse ka qenë edhe koordinator nacional për mbrojtjen nga dhuna në familje.

Naim Qelaj ndryshe njihet si avokati i cili për vite të tëra e kishte përfaqësuar Shyhrete Berishën nga Suhareka.

Kujtojmë që Shyhrete Berisha, familja e së cilës ishte vrarë gjatë kohës së luftës nga forcat paramilitare serbe kishte paditur familjen e burri për ta realizuar të drejtën e saj në trashëgiminë e burrit të saj të ndjerë.

Në raundin e parë të votimit nga 96 deputetë që kanë votuar për Avokatin e Popullit, 27 fletë votime kanë qenë të pavlefshme.

Edona Hajrullahu që sipas vlerësimit të Komisionit intervistues ka qenë kandidatja më e poentuar, ka marrë 17 vota, dhe është eliminuar nga gara.

Kurse dy kandidatë që në raundin e parë kanë marrë më së shumti vota Naim Qelaj, 29 vota, dhe Xhavit Shala ka marrë 23 vota, kanë garuar në raundin e dytë të votimit.

Në raundin e dytë të votimeve nga 66 deputetë që kanë votuar, Naim Qelaj ka marrë 32 vota kurse Xhavit Shala 22 vota, ndërsa 12 fletë votime kanë qenë të pavlefshme.

Në raundin e tretë të votimeve nga 93 deputetë sa kanë votuar, Naim Qelaj ka marrë 69 vota dhe  është zgjedhur Avokat i Popullit.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara