Ndërron jetë kryetari i parë i FFK-së

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se ka ndërruar jetë kryetari i parë i kësaj federate, Agim Bytyqi.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, kryetari i FFK-së, Agim Ademi thotë se kontributi i Bytyqit ishte kulminant, i jashtëzakonshëm dhe i papërsëritshëm për nga rrethanat.

“Ai me guxim e vendosmëri mori përsipër të vihet në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës në kohën e aparteidit dhe shtypjes së popullit të Kosovës nga regjimi okupator i Serbisë, duke e bërë kësisoj futbollin si pjesë të rëndësishme të rezistencës sonë kombëtare në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar ndaj pushtuesit serb. Përveç kohës së tij si drejtues i futbollit kosovar, Agim Bytyqi ishte emër i shquar edhe si futbollist, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në klubin e qytetit të tij, Liria”, thuhet tutje në komunikatë.

Ademi tutje ka shkruar se i nderi ishte personalitet me kapacitete të larta intelektuale, patriot dhe njeri i urtë dhe i fjalës.

“Ai edhe në moshë të shtyrë asnjëherë nuk rreshti së dashuruari futbollin dhe për çdo sukses të Kombëtares së Kosovës derdhte lot gëzimi, andaj në këtë ditë të trishtë për futbollin tonë e kujtojmë me pietet dhe përkulemi para veprës së tij madhështore, e cila do të jetë e shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e drejtuesit të FFK-së. KOHA

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara