Ndodh për herë të parë në historinë e sportit shqiptar

Sot, u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme në Federatën Shqiptare të Futbollit. Presidenti i institucionit më të rëndësishëm në vend, Armand Duka së bashku me avokatin Envi Hicka kanë komunikuar vendimin se FSHF-ja ka pezulluar anëtarësimin në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Një hap befasues që ngrin në këtë mënyrë marrëdhëniet mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe KOKSH-it, duke mos pasur më asnjë komunikim mes tyre. Ndodh për herë të parë të merret një vendim i tillë, ku unanimisht u votua që FSHF të pezullonte anëtarësimin në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar.

“Ne jemi detyruar t’i kërkojmë mbështetje Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së dhe i kemi propozuar këtë vendimmarrje.

Të japë pëlqim për pezullimin pa afat të të gjitha marrëdhënieve juridike me KOKSH deri në momentin kur gjendja e lirshmërisë të rikthehet. Vendimi i gjykatës së arbitrazhit sportiv të Lozanës të zbatohet plotësisht dhe KOKSH të veprojë në përputhje me statutin e saj dhe normat ndërkombëtare të vetëqeverisjes në sport.

E dyta të mbështesë Komitetin Ekzekutiv, Sekretariatin e FSHF-së në të gjitha përpjekjet juridike publike, për të vendosur gjendjen e lirshmërisë brenda KOKSH dhe ndërprerjen e klimës arbitrare ku kjo organizatë zhvillon aktivitetin e saj”, u shpreh avokati Hicka.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara