Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Në Kosovë kanë të drejtë vote mbi dy milion qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që një subjekt politik në zgjedhje të mund të shpenzojë dy milionë e 47 mijë euro.

Kjo shumë bazohet në numrin e qytetarëve me të drejtë vote, ku për një votues është kalkuluar një euro.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se numri i përgjithshëm i votuesve është mbi dy milionë.

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë miratuar edhe rregulloren për zgjedhje të parakohshme dhe të jashtëzakonshme.

Arianit Elshani nga Partia Demokrate e Kosovës i ka lexuar afatet kryesore në procesin zgjedhor që do të mbahet më 9 shkurt.

“Deklarimi i partive politike për formimin e koalicioneve zgjedhore ka një afat prej 16 gushtit deri më 30 gusht. Aplikimi për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 1 shtator dhe përfundon më 11 dhjetor 2024. Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim do të bëhet me 7 janar. Periudha e fushatës zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje fillon më 11 janar dhe përfundon në ditën e zgjedhjeve, para hapjes së vendvotimeve.

Zbatimi i periudhës së shërbimit të votuesve për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës për qytetarët fillon nga 29 gushti dhe përfundon më 26 dhjetor. Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës fillon nga 29 gushti dhe përfundon më 26 dhjetor.

Afati për dërgimin e fletëvotimeve përmes postës dhe në kutinë postare të shtetit ku është regjistruar votuesi apo në shtetin më të afërt ku është hapur kutia postare fillon më 9 janar dhe përfundon më 8 shkurt”, u shpreh ai.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara