Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Në mars vendoset për tarifat e reja të energjisë, pritet shtrenjtimi

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka shtyrë afatin për dorëzimin e aplikimeve të operatorëve të sektorit energjetik në procesin vjetor të shqyrtimit të tarifave. Afati i ri është caktuar për datë 28 janar, pasi kompanitë ende nuk i kanë kompletuar dokumentet.

Vendimi për tarifat e reja pritet të merret para fundit të marsit, ndërsa ato do të hyjnë në fuqi më 1 prill.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka shtyrë afatin për dorëzimin e aplikimeve fillestare nga operatorët e sektorit të energjisë në kuadër të procesit vjetor të shqyrtimit të tarifave. Afati i ri është caktuar për datën 28 janar 2026. Drejtori menaxhues i ZRRE-së, Petrit Pepaj, ka bërë të ditur për Radio Kosovën se shtyrja është bërë pasi kompanitë ende nuk e kanë kompletuar dokumentacionin e tyre për aplikim. Sipas tij, pas pranimit të aplikimeve, ZRRE do të ndërmarrë një shqyrtim të hollësishëm ligjor, rregullativ dhe financiar. Pepaj, në një përgjigje me email, ka theksuar se në këtë fazë nuk mund të paragjykohet nëse do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike. Ai tha se vetëm pas analizës së plotë dhe procesit të konsultimit publik do të vlerësohet ndikimi i mundshëm tarifor për konsumatorët.

Nga ana tjetër, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, ka deklaruar se operatorët e sektorit energjetik zakonisht presin momentin e fundit për dorëzimin e dokumenteve. Sipas tij, duke parë gjendjen aktuale në sektorin e energjisë dhe reduktimet e shpeshta, pritet se do të ketë ndryshime tarifore.

“Duke e parë situatën se si po shkon sektori energjetik, me gjithë këto reduktime të shumta që po ndodhin dhe duke ua lënë fajin njëra-tjetrës, na bën të kemi dyshimet tona se nga të gjitha kompanitë që do t’i dërgojnë kërkesat e tyre në ZRRE, do të ketë kërkesa për rritjen e të hyrave, gjë që pa dyshim do të ndikojë në rritje të tarifave për ne si konsumatorë”, tha Ahmeti.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e pranojnë një rritje të re të çmimit të energjisë elektrike, duke kujtuar se pasojat e rritjes së fundit prej 16.1 për qind po ndihen çdo ditë.

“Jemi duke pasur rritje të vazhdueshme të çmimeve jo vetëm të produkteve, por edhe të shërbimeve. Për shembull, kemi pasur rritje të çmimeve të shërbimeve të ujësjellësit. Këto po i vërteton edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës”, shtoi ai.

ZRRE pritet të marrë vendimin përfundimtar para fundit të muajit mars, ndërsa tarifat e reja të energjisë elektrike, cilat do qofshin ato, do të hyjnë në fuqi më 1 prill.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara