Në mes të Europës, kryeministri paralajmëron nisjen e Luftës së Tretë Botërore

Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki tha se Komisioni Europian rrezikon të ndezë “fillimin e luftës së tretë botërore” nëse nuk i jep dritën jeshile planit të rimëkëmbjes polake.

Në një intervistë për Financial Times, kryeministri polak akuzoi Komisionin Evropian se i ka vënë qeverisë së tij “pistoletën në kokë” mbi negociatat në lidhje me fondet për programin e rimëkëmbjes së Polonisë  duke ia kushtezuar me sundimin e ligjit.

“Këto para duhet të ishin disbursuar tashmë. Kjo është një shkelje e procedurës nga Komisioni”, shtoi Morawiecki. “Ata janë në shkelje të sundimit të ligjit”.

Ai gjithashtu kërcënoi se do të hakmerrej duke përfshirë potencialisht kundërshtimin ndaj politikës së BE-së për ndryshimet klimatike. Ai kërkoi që Komisioni të tërhiqte kërkesën për gjobat ditore të paguara nga Varshava për moszbatimin e vendimit të korrikut të Gjykatës së Drejtësisë për pavlefshmërinë e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë Polake.

“Ne do t’i marrim këto para herët a vonë,” tha ai, duke paralajmëruar se “sa më vonë t’i marrim, aq më e fortë do të jetë prova se ekziston një trajtim i tillë diskriminues dhe një qasje diktatoriale nga Komisioni Evropian”.

I pyetur nga Euractiv, eurodeputeti Andrzej Halicki (EPP) e përshkroi qasjen e Moraëieckit si “një strategji vetëvrasëse”. “Ai dëshiron të kënaqë Jarosłaë Kaczyńskin dhe të shpëtojë veten nga detyrimi për të dhënë dorëheqjen”, tha Halicki, partia e të cilit kundërshton partinë Ligj dhe Drejtësi në pushtet.

“Moraëiecki dëshiron të tregojë se është “më i vështirë” se [ministri i drejtësisë] Ziobro ose [ish-kryeministri] Szydło”, dhe çmimi për arritjen e këtij objektivi  janë interesat kombëtare polake,” përfundoi Halicki.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara