Në selinë e LDK-së, Abdixhiku takon mërgimtarët: Për Kosovën që duam ta ndërtojmë bashkë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në një takim të veçantë mërgimtarët, në një atmosferë mikpritjeje pranë selisë qendrore të LDK-së, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë takim tradicional mirëseardhjeje, i cili këtë herë pati një pjesëmarrje më të madhe se zakonisht, Abdixhiku dhe bashkëpunëtorët e tij biseduan me aktivistë dhe qytetarë të shumtë nga diaspora.

Në njoftimin zyrtar të LDK-së theksohet rëndësia e mërgatës për Kosovën: “Mbrëmje mirëseardhjeje, tashmë tradicionale me bashkëatdhetarët tanë; që këtë herë ishin dhe më të shumtë pranë Selisë Qendrore të LDK-së. Me aktivistë të palodhur e qytetarë të dashur nga mërgata jonë – që edhe pse larg, nuk janë shkëputur kurrë nga Kosova, nga vendlindja, nga ëndrra jonë e përbashkët.

Sonte ndamë fjalë, ndjenja, kujtime dhe shpresë, për Kosovën që duam të ndërtojmë së bashku. Sepse për LDK-në, mërgata nuk është vetëm urë lidhëse me botën; është pjesë përbërëse e historisë, zhvillimit dhe të ardhmes sonë. Mirënjohje për secilin e secilën që na nderoi me praninë e vet. Rruga jonë është e gjatë, por bashkë jemi më të fortë. Mirë se keni ardhur në shtëpinë tuaj, në Lidhjen tonë, në LDK!”, thuhet në postim.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara