Në Siri fillon një epokë e re, vendoset Kryeministri i përkohshëm

Në siri nis një epoke e re, por njëkohësisht edhe e pasigurt.  Rrugët u mbushën sërish me automjete dhe qytetarët dolën jashtë pas një shtetrrethimi, por shumica e dyqaneve mbetën të mbyllura. Komandanti kryesor i rebelëve Ahmed al-Sharaa, i njohur si Abu Mohammed al-Jolani, u takua me kryeministrin Mohammed Jalali dhe zëvendëspresidentin Faisal Mekdad për të diskutuar marrëveshjet për një qeveri kalimtare. Al Jazeera, mediat siriane, por edhe ato arabe shkruajnë se kjo qeveri tranzitore do të drejtohet nga Mohamed Al-Bashir që do të jetë si kryeministri i përkohshëm.

Kryeministri i Asadit, Jalali, i tha Sky News Arabia se ishte gati të ofronte ndihmën e tij për transferimin e pushtetit. Shteti policor i Assadit ishte i njohur si një nga më të ashprit në Lindjen e Mesme, duke mbajtur qindra mijëra të burgosur politikë.

Disa video tregojne momentet e lirimit të mijëra të burgosurve nga burgu famëkeq ushtarak nëntokësor i Sednajasë, ku dyshohet se janë bërë masakra me të burgosurit e ku janë ekzekutuar mbi 30 mijë persona nga 2021-shi, kryesisht pjesëmarrës në revolta. Pamjet tregojnë se aty kishte edhe fëmijë.

Aq të izoluar ishin të burgosurit, sa nuk e kuptonin ç’po ndodhte dhe besonin se militantët ishin ushtarë të Assadit që po shkonin t’i ekzekutonin. Që kur rebelët hynë në Damask, ushtria izraelite mori nën kontroll zonën e demilitarizuar në lartësitë Golan dhe bombarduan depot e armëve kimike nga frika se arsenali i armëve mund të bjerë në duart e gabuara.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara