Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Nga 240 nxënës në një shkollë të mesme në Suharekë, 100 prej tyre nuk dinë shkrim-lexim

Drejtori i Shkollës së Mesme Teknike (SHMT), ‘Skënder Luarasi’ në Suahrekë, Hamdi Bytyqi, ka thënë se nga 240 nxënës që janë në këtë shkollë, 100 prej tyre nuk dinë shkrim-lexim dhe matematikë elementare, shkruan Gazeta Metro. 

Krahas problemeve të shumta që e kanë karakterizuar sistemin arsimor ndër vite në Kosovë, edhe shkalla jo e ulët e analfabetizmit ka qenë njëra prej tyre. Prej gati dy dekada vazhdimisht është ngritur alarmi për ekzistimin e kësaj dukurie, e cila nuk u zhduk as pas disa zotimeve.

Një problem të tillë ka paraqitur sot edhe drejtori i SHMT ‘Skënder Luarasi’ në Suharekë, Hamdi Bytyqi, ku ka treguar e ka bërë një analizë në këtë shkollë. 

Ai tha se përveç që 100 nxënës janë ‘analfabet’, ata janë edhe duhanpirës.

“Unë e kam bërë një analizë në shkollën time, diku prej 240 nxënës që janë të regjistruar në shkollën e mesme (teknike), dalin diku 100 që nuk dinë shkrim-lexim dhe matematikë elementare. Ata 100 janë potencialë permanent të merren me probleme. Nga këta nxënës, 100 janë duhanpirës”, ka thënë Bytyqi, në konferencën e organizuar për sigurinë në shkolla të Suharekës.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsuharekaonline%2Fvideos%2F260670066056918%2F&show_text=false&width=476&t=0

Ndryshe, ligjvënësit kosovarë më 2008 përmes një rezolute kishin miratuar Deklaratën e Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara.

Atë kohë, ata ishin zotuar se së bashku me Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës se do t’i përmbushin tetë objektivat e kësaj deklarate, përfshirë analfabetizmin. Sipas Objektivave të Mijëvjeçarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kosova duhej të eliminonte analfabetizmin deri në vitin 2015. /gazetametro.net

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara