Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Nga Ballkani, te Llapi, Ferizaj, Suhareka e Gjilani: Klubet dalin me reagime të fuqishme

Klubet kosovare kanë dalë me reagim të fuqishëm pas ngjarjeve të fundit në futbollin vendor.

Pas disa deklaratave në studiot televizive e sidomos ajo e gazetarit të njohur Baton Haxhiu, që kritikoi punën e Federatës së Futbollit të Kosovës, madje nënçmoi edhe njerëzit që drejtojnë klubet, duke i cilësuar si të shitur për pak para, kanë ardhur reagime të ashpra nga vet klubet.

Ato kanë dal në mbështetje të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe drejtuesit të saj, duke thënë se nuk do të lejojnë që njerëz që asgjë nuk i kanë dhënë futbollit të mundohen ta prishin imazhin e tij.

Skuadra të mëdha si Ballkani, Gjilani, Llapi, Ferizaj, Dukagjini, Liria, Drenica, FC Suhareka, Flamurtari, KIKA, Rahoveci etj, sot përmes faqeve zyrtare të tyre kanë reaguar, duke kërkuar ndaljen e gjuhës denigruese ndaj Federatës dhe futbollit të Kosovës.

Çdo ndryshim sipas tyre duhet të vijë nga njerëzit që udhëheqin dhe investojnë në futboll e assesi nga ata që nuk përfaqësojnë askënd por vetëm fitojnë nga futbolli.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara