Nga Gjermania në Zvicër, lojtari i Kosovës rikthehet aty nisi karrierën si profesionist

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Betim Fazliji ka ndryshuar ambient në këtë merkato verore teksa 24-vjeçari ka mbyllur eksperiencën me St.Paulin në Bundesliga 2 dhe është rikthyer aty ku hodhi hapat e parë si futbollist profesionist.

Ishte vetë klubi zvicerian që njoftoi firmën me Fazlijin duke e theksuar se tashmë ai është rikthyer në shtëpi teksa mbrojtësi që përshtatet më së miri edhe në rolin e mesfushorit, ka firmosur deri në vitin 2027.

Në fjalët e tij të para pas rikthimit te St.Gallen, Fazliji u shpreh se është i lumtur për rikthimin në atë që e konsideron si familjen e tij teksa shtoi se mezi po pret që të luaj para tifozëve. Në sezonin e fundit me St.Paulin, Fazliji u aktivizua në 19 ndeshje me gjermanët në kampionat ndërsa regjistroi edhe dy paraqitje në Kupë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara