Nga kualifikimet evropiane, te sukseset në kampionate – Rekordet e trajnerit Ilir Daja!

Titulli i fituar në Kosovë me Ballkanin është një tjetër sukses i Ilir Dajës që konfirmon absolutisht vlerat e tij si trajner. Lojtarët e Ballkanit e festuan plotësisht triumfin ndaj Ferizajt, që i konfirmoi si kampionë të Kosovës për të dytën herë radhazi, por është një sukses që mbart vlera të mëdha edhe për Ilir Dajën, që fiton kampionatin e pestë në karrierën e tij si trajner.

Tekniku kryeqytetas e fitoi titullin e parë me Elbasanin në 2006, për të vijuar me suksesin tek Dinamo në 2008, me Skëndërbeun në 2018 dhe së fundmi dy titujt e fituar radhazi me Ballkanin në kampionatin kosovar. Një karrierë e “çmendur”, e mbushur me lavdi dhe trofe si për të sinjalizuar që ai mbetet një nga trajnerët më të suksesshëm shqiptar të 20 viteve të fundit.

Për të pasuruar koleksionin e tij të gjerë tanimë, shërbejnë edhe kualifikimet në kompeticionet e rëndësishme europiane. Në 2017, Daja e kualifikoi Skëndërbeun në Europa League, pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues ku më pas në play-off eliminuan një skuadër gjigande si Dinamo Zagreb. Dhe në fillimin e këtij edicioni futbollistik, Ilir Daja i mundësoi suksesin më të madh Ballkanit në Kupat e Europës, duke kualifikuar për herë të parë një skuadër kosovare në skenën elitare të kontinentit, në Conference League.

Një kompeticion ku nuk munguan paraqitjet dinjitoze, nga ku Ballkani u largua me dinjitet. Të gjithë këto suksese të Ilir Dajës, të shtrirë në një karrierë thuajse 20-vjecare plotësojnë më së miri një mozaik të plotë dhe të konsoliduar të teknikut kryeqytetas se si duhet të duket imazhi i një trajneri ideal që në cdo skuadër dhe në cdo ambient ka ditur të sjellë me vete fitoret, lojën e bukur dhe lavdinë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara