Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ngacmohet seksualisht një 22-vjeçare në mes të rrugës, një burrë e godet me shuplaka në të pasme

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Për këtë fenomen shqetësues ditëve të fundit ka pasur reagime të shumta pas ngjarjes që tronditi vendin, dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë. Edhe pas kësaj ngjarje, Sinjali ka raportuar edhe për disa raste të tjera të ngacmimeve e sulmeve seksuale.

Burimet e  Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se për një rast të tillë Prokuroria ka nisur hetimet, pas denoncimit të një 22-vjeçareje, e cila ka njoftuar Policinë se është ngacmuar seksualisht dje, në Prishtinë. 

Sinjali ka mësuar detaje nga denoncimi që është bërë në Polici, ku e reja ka rrëfyer se si ndodhi rasti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. 

Në dëshminë e dhënë para hetuesve policorë, ajo ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga një burrë, i cili i ka shkuar nga mbrapa me motoçikletë, derisa ajo ishte rrugës për në punë. 

Burimet thonë se bëhet fjalë për një 31-vjeçar, i cili fillimisht dyshohet se e kishe ngacmuar vajzën me fjalë, e pastaj e ka goditur me shuplaka në të pasme. 

Kjo situatë e pasiguri e ka shqetësuar jashtëzakonisht viktimën, e cila ka lajmëruar menjëherë Policinë, por i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes. 

Pavarësisht tentativës për t’iu ikur prangave të Policisë, sot, në orët e mëngjesit, ai u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor. Gjatë intervistimit, Sinjali mëson se ai e ka pranuar që e ka ngacmuar seksualisht viktimën. Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është iniciuar rasti si “Ngacmim seksual”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara