Ngjarje e dhimbshme për familjen Kryeziu, ky është personi që u gjet i vdekur në mes të rrugës

Gazeta Sinjali gjatë ditës së sotme raportoi për një rast të rëndë të ndodhur në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një person u gjet pa shenja jete, në mes të rrugës. Qytetari që e gjeti të shtrirë u trondit dhe kishte njoftuar menjëherë Policinë e Ambulancën, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca bëjnë të ditur se personi i cili u gjet i vdekur në rrugën “Halil Bytyqi”, është Sabit Kryeziu, 58-vjeçar. 

Sinjali mëson se ekipi mjekësor kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku konstatoi se viktima kishte ndërruar jetë.

Në anën tjetër, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme për të ndihmuar në zbardhjen e rrethanave në të cilat ka vdekur 58-vjeçari.

Lidhur me rastin vënë vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe rasti të hapet si “Hetim i vdekjes”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara