Ngjarjet e ditës së sotme, 8 qershor 2021.

Komisioni për Arsim interviston kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 08:30).

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performances “Menaxhimi i kontratave publike të ndërtimit “. Të ftuar, ministri i MASHTI-it, MAP-it dhe MKRS-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00).

Qendra kosovare për studime gjinore publikon raportin “Mbrojtja nga diskriminimi”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00-12:00).

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi do të mbajë konferencë për media me temën “Gjendja e përkeqësuar e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës”. (Zyrat e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, ora 11:00).

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, përkrahur nga CFD, prezanton shfaqjen forum teatër dhe ekspozitën e klubit teatror të të rinjve të Lipjanit – “Çelësi Magjik”. (Qendra Kulturore “Tahir Sinani”, ora 12:00).

Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin e panelit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit”, si dhe do të bëhet formimi i grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shoqëritë tregtare.(Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00).

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00).

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 14:00).

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara