Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lidhur me ndërtimin e shkollës fillore “Vaso Pashë Shkodrani” në fshatin Tërnje të Suharekës.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se të pandehurit akuzohen për shkelje të procedurave zyrtare në periudhën mes tetorit 2018 dhe dhjetorit 2019.

Sipas aktakuzës, këta persona, duke vepruar në pozita të ndryshme, kanë mundësuar përfitime të padrejta për Operatorin Ekonomik të kontraktuar, duke pranuar punë të pakryera si të përfunduara dhe duke bërë ndryshime të paligjshme në projektin ndërtimor.

Prokuroria thekson se në projektin me vlerë mbi 294 mijë euro, është anashkaluar ndërtimi i një pjese të podrumit me sipërfaqe 175 m², e cila ishte zëvendësuar me vetëm 16 m² të një aneksi, duke shkaktuar dëm financiar në buxhetin komunal. Përveç kësaj, ishte lidhur edhe një kontratë shtesë për punime në vlerë prej 29,202 euro.

Të pandehurit po përballen me akuzën për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Hot this week

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img
function kqz_iframe_shortcode($atts) { $a = shortcode_atts([ 'src' => '', 'height' => '80vh', 'minheight' => '720px', ], $atts); if (empty($a['src'])) return ''; $src = esc_url($a['src']); $height = esc_attr($a['height']); $minheight = esc_attr($a['minheight']); return '
'; } add_shortcode('kqz_iframe', 'kqz_iframe_shortcode');