Nisin hetimet për vdekjen e 27 vjeçarit


Aksidenti në ajër i 27-vjeçarit nga Vushtrria, nisin hetimet rreth vdekjes së tij


Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, ka marrë vendim për hapjen e hetimeve lidhur me aksidentin fatal mes dy paragllajdistëve në fshatin Korishë të Prizrenit, pasditen e 19 korrikut, si pasojë e të cilit vdiq 27-vjeçari nga Komuna e Vushtrrisë, Fatos Gërxhaliu.

Vendimi i cili u nënshkrua nga kryesuesi i këtij komisioni, Mirsim Beqiri, ka emëruar hetuesin e KHAIA-së, Arben Gashin, si hetues përgjegjës lidhur me këtë rast.
“I emëruari sipas nevojës mund të përdorë të gjitha kapacitet dhe koordinimin me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke u bazuar në Legjislacionin në fuqi për realizimin e këtij hetimi”, thuhet në vendimin e siguruar nga Gazeta Sinjali.

Gashi obligohet që të përgatisë një raport të detajuar lidhur me këtë rast.


KHAIA kishte paralajmëruar hapjen e hetimeve lidhur me këtë aksident më 20 korrik, kur njoftoi për vdekjes e Gërxhaliut dhe lëndimin e 23-vjeçares, Jona Gegaj.

“Ekipet kujdestare të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me njësitë rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren dhe kanë ekzaminuar provat në terren. KHAIA do të hap hetime për këtë rast dhe Raporti përfundimtar i cili do të përfshijë rekomandimet do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të KHAIA-së

“I emëruari sipas nevojës mund të përdorë të gjitha kapacitet dhe koordinimin me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke u bazuar në Legjislacionin në fuqi për realizimin e këtij hetimi”, thuhet në vendimin e siguruar nga Gazeta Sinjali.

Gashi obligohet që të përgatisë një raport të detajuar lidhur me këtë rast.
KHAIA kishte paralajmëruar hapjen e hetimeve lidhur me këtë aksident më 20 korrik, kur njoftoi për vdekjes e Gërxhaliut dhe lëndimin e 23-vjeçares, Jona Gegaj.

“Ekipet kujdestare të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me njësitë rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren dhe kanë ekzaminuar provat në terren. KHAIA do të hap hetime për këtë rast dhe Raporti përfundimtar i cili do të përfshijë rekomandimet do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të KHAIA-së./GazetaExpress

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara