Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Një i vdekur dhe 398 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK)  njofton se gjatë 24 orëve të fundit është regjistrauar një viktimë dhe 398  raste të reja me COVID-19, pas testimit të 2,996 mostrave.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2,996 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 398 raste pozitive.’

“Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Drenas 1 rast (39 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 66,380 raste nga 285,900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,572 raste të vdekje”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 228 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58,169 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,639.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 141 raste, Pejë 37 raste, Ferizaj 34 raste, Gjilan 24 raste, Prizren 23 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 19 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Lipjan 10 raste, Podujevë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Klinë 9 raste, Istog 8 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Mamushë dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara