Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Nagavc të Rahovecit, ku një person ka goditur me veturë dy viktima.
Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Sot me datë 06 mars 2026 në fshatin Nagavc-Rahovec është raportuar një aksident trafiku një veturë i ka goditur dy persona të moshës madhore. Si pasojë e aksidentit një nga viktimat rreth moshës 56 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor” deklaroi Krasniqi.
I dyshuari, drejtues i automjetit, është ndaluar për 48 orë.
Krasniqi pohon se njësitet relevante janë duke e trajtuar këtë rast, bazuar në procedurat policore të nevojshme.

