Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Një punëtor 50-vjeçar humb jetën në një fabrikë në Suharekë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Suharekë, ku një punëtor i fabrikës “NewBalkan”, me inicialet M.D., ka humbur jetën gjatë orarit të punës.

Rasti e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se i ndjeri ishte lënduar aksidentalisht, ku dyshohet se është goditur nga një pjesë metalike e një vinçi.

“I lënduari është transportuar me autoambulancë të QKMF Suharekë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka mbërritur pa shenja jete”, tha Bytyqi për Sinjalin.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar perimetrin dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara