Një shans i artë për asambleisten nga Suhareka: A mund të bëhet ministre në Qeverinë Kurti 3?

Jehona Rrafshi Lumi, asamblistja nga Suhareka dhe kandidate për deputete nga koalicioni AAK-Nisma, ka arritur një rezultat të konsiderueshëm në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke siguruar 1,044 vota në Suharekë, 3,836 në Malishevë dhe gjithsej 7,023 vota. Megjithatë, edhe pse ky është një rezultat i fuqishëm, ajo nuk ka arritur të fitojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Një mundësi e re po shfaqet për Jehona Rrafshi Lumi, pas mundësisë së krijimit të Qeverisë Kurti 3. Përflitet që, nëse Fatmir Limaj dhe deputetët e NISMËS mbështesin formimin e qeverisë së re, Jehona mund të ketë mundësinë të marrë një pozita udhëheqëse në këtë qeveri. Por, ka një tjetër mundësi që mund ta bëjë atë ministër ose zv/ministër.

Për shkak të rregullave të përgjithshme, Fatmir Limaj dhe deputetët e tjerë nga Nisma nuk mund të marrin pozita ministrash apo zv/ministrash, pasi lënia e pozites së deputetit do t’i zëvendësonte ata me kandidatët nga AAK-ja. Kjo hap një mundësi për Jehona Rrafshi Lumi, e cila është një figurë e besueshme dhe e afërt me Fatmir Limajn, për të marrë një pozita udhëheqëse në qeveri, duke shfrytëzuar këtë mundësi për të sjellë projekte dhe investime për Suharekën.

Nëse ky hap realizohet, Jehona mund të luajë një rol të rëndësishëm në qeverisjen e Kosovës, duke kontribuar në zhvillimin e Suharekës dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët e komunës. Kjo do të ishte një mundësi e madhe për Suharekën, duke i dhënë qytetarëve shpresën për një të ardhme më të ndritur.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara