Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Një udhë e dy ‘punë’: I mituri në Suharekë shkon në furrë të blejë byrek, e vjedh arkën e ndihmave për ‘Jetimat e Ballkanit’

Të rinjtë kosovarë shpesh herë kryejnë veprime të cilat bien ndesh me ligjin. Janë të shumta rastet kur raportohet se ata kapen me substanca narkotike e madje edhe duke vjedhur. E një rast i vjedhjes që dyshohet se u krye nga një 17-vjeçar, është raportuar ditë më parë në komunën e Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i mituri kishte shkuar në një furrë buke me pretekstin për të blerë ushqim për të ngrënë, por teksa priste furrëtarin t’ia sillte byrekun, ai e shfrytëzoi rastin të kryejë një vepër penale e cila më pas do t’i shkaktonte shumë probleme.

Si në shumë dyqane, edhe në furrën ku ndodhi rasti gjendej një arkë e cila ishte vendosur aty ku qytetarët vullnetmirë të dhurojnë para si ndihma për shoqatën e njohur bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’.

Arsyeja humane për të cilën ishte vendosur ajo arkë aty, nuk e ndaloi të miturin që ta marrë kasafortën dhe të largohet me shpejtësi që aty. Pas denoncimit të rastit në Policinë e Kosovës, njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje, ku pas një pune hetimore kanë arritur që ta identifikojnë personin e dyshuar.

Sinjali mëson se sot gjatë ditës, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet. Me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Vjedhje e rëndë’.

Po ashtu, sipas burimeve, i njëjti ka një urdhër arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për çka shumë shpejt pritet të dërgohet para organeve të drejtësisë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara