Njerëzit që flenë vonë, apo herët? Eksperti i njohur tregojnë cilët janë më jetëgjatët

Kur vjen puna tek gjumi, njerëzit përgjithësisht janë të ndarë në dy kategori: njerëzit e natës dhe njerëzit e mëngjesit.

Gjumi është shumë i rëndësishëm për organizmin dhe ka lidhje të fortë edhe me jetëgjatësinë. Një studim shkencor mbi jetëgjatësinë dhe gjumin, shpjegon se njerëzit që flenë vonë janë 10 përqind më shumë të rrezikuar nga vdekja e parakohshme.

Ndërkohë, njerëzit që flenë herët janë më të shëndetshëm

Sipas studimit, njerëzit që bien për të fjetur herët dhe zgjohen në të gdhirë, janë më të mbrojtur. Studimi tregon se të fjeturit vonë mund të shkaktojë pasoja shëndetësore në organizëm.

Studimi zgjati mbi 6 vjet mbi mënyrën dhe oraret e të fjeturit të plot 433,000 personave. Studiuesit synonin të zbulonin një lidhje reciproke mes të fjeturit dhe rrezikut të vdekjes së parakohshme dhe sëmundjeve.

Njerëzit që flenë vonë janë 25 përqind më të rrezikuar nga problemet nervore, 23 përqind nga problemet me stomakun dhe 22 përqind nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.

Ata janë më të prirur ndaj pirjes së duhanit, ushqimeve të shpejta dhe alkolit. Për më tepër, ora biologjike e këtyre të fundit nuk është në përputhje me sjelljen e tyre apo mjedisin.

Sipas të dhënave, studime të mëparshme kanë konfirmuar se njerëzit që punojnë vonë janë më të rrezikuar nga vdekshmëria apo sëmundjet kardiovaskulare.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara