Njihuni me 6-shin e LDK-së në Suharekë, e cila ishte femra më e votuar në LDK

Doruntina Zenelaj rikandidon për Asamblenë Komunale të Suharekës nën siglën e LDK-së

Kandidatura e Doruntina Zenelaj është zyrtarizuar nga kandidati për kryetar komune, Dr. Ardian Shala, në kuadër të listës së LDK-së për Asamblenë Komunale të Suharekës.

E diplomuar për Edukimin Fillor në Universitetin e Prishtinës, Doruntina është një figurë tashmë e dëshmuar në skenën politike lokale, ku me përkushtim ka përfaqësuar qytetarët e Suharekës gjatë mandatit të saj si asambleiste.

Sipas Ardian Shalës:

“Doruntina është një zë i fuqishëm për arsim, rini dhe fuqizimin e gruas në politikë. Si gruaja më e votuar nga radhët e LDK-së në mandatin e kaluar, ajo rikandidon për të vazhduar me përgjegjësi e përkushtim mbrojtjen e interesave të qytetarëve.”

Përkushtim për komunitetin dhe të rinjtë

Me një fokus të veçantë në zhvillimin arsimor dhe përfshirjen e të rinjve në procese vendimmarrëse, Doruntina është parë si model i një përfaqësimi dinjitoz dhe progresiv në Kuvendin Komunal.

Një mandat i suksesshëm dhe synimi për të vazhduar

Si një nga asambleistet më aktive të LDK-së në mandatin e kaluar, angazhimi i saj është vlerësuar nga qytetarët dhe strukturat e partisë, duke e renditur sërish në pozitat e para të listës me numrin 6.

Më 12 tetor, qytetarët e Suharekës do të kenë mundësinë që t’i japin sërish besimin Doruntina Zenelajt për të vazhduar rrugëtimin e saj në shërbim të komunitetit.


📍 Për më shumë prezantime të kandidatëve dhe zhvillime rreth zgjedhjeve lokale në Suharekë, vizitoni Suhareka Express.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara