Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Njoftim i rëndësishëm për votuesit jashtë Kosovës

Njoftohen votuesit jashtë Kosovës se në Facebook po qarkullon një informacion jo zyrtar i postuara nga individë të ndryshëm të cilët u bëjnë thirrje bashkatdhetarëve, të cilët nuk janë të përfshirë në listën e votuesve jashtë Kosovës që të ankohen në PZAP në mënyrë elektronike në adresën zyrtare të PZAP-së: [email protected].

Ky nuk është njoftim zyrtar i PZAP-së dhe ju rikujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, më 22 janar 2021 ka njoftuar votuesit jashtë Kosovës me të drejtë vote, të cilët kanë aplikuar për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen, më 14 shkurt 2021 e qe aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, mund të parashtrojnë ankesat në PZAP vetëm në mënyrë fizike përmes postës me dërgesa rekomande e jo në mënyrë elektronike.

Ankesat mund të parashtrohen përmes formularit të cilin mund ta shkarkoni ne ueb sajtin zyrtar
Gjithashtu ankesat mund të paraqiten edhe në çfarëdo letre A4, por duhet të përmbajë informatat e parashtruesit të ankesës.

Adresa e PZAP-së është:
Rr. “Luan Haradinaj”, kati I, ish-objekti i Bankës së Lubjanës (ish-OSBE) , Prishtinë

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara