Njoftim nga DARDANËT, për ndeshjen Kosovë – Izrael

NJOFTIM

Nga nesër fillojmë t’i pajisim me bileta të gjithë anëtarët e Dardanëve për ndeshjen kundër Izraelit, që do të luhet të dielën mbrëma, në ora 20:45.
Shpërndarja e biletave nis nga ora 13:00 në fanclubin zyrtar të tifogrupit, i cili gjendet brenda objektit të stadiumit “Fadil Vokrri”.

VËMENDJE:

Një person ka të drejtën e pajisjes me dy bileta, me kushtin që të dytë të jenë të pranishëm fizikisht në momentin kur do t’u jepen ato (biletat). Gjithsecili që dëshiron të marrë biletë duhet të paraqitet me një dokument, sepse biletat do të jenë të personalizuara. Nisma e tillë vjen pas rekomandimit dhe bashkërendimit me organet e rendit dhe sigurisë të shtetit tonë.

Një tjetër informatë me rëndësi është se biletat do të jenë falas VETËM për anëtarët e Dardanëve, të cilët do të vendosen në tribunën e veriut.

Për fund, u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve që të kontaktojnë me përfaqësuesit e qyteteve përkatëse për t’u koordinuar rreth pajisjes me bileta. Dyert e fanclubit tonë janë të hapura për të gjithë anëtarët tanë në rast të nevojës për ndonjë pyetje apo sqarim shtesë. 🇽🇰

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara