Njoftim nga KEDS: Ndërprerje e energjisë elektrike në disa fshatra të Suharekës më 20 mars

Njoftim nga KEDS: Ndërprerje e energjisë elektrike në disa fshatra të Suharekës më 20 mars

KEDS ka njoftuar se të enjten, më 20 mars 2025, do të realizohen punime në projekte investive, për çka do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa fshatra të Komunës së Suharekës.

Zonat e prekura:
Nga NS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Mushtishti (kodi: 32000002) nga ora 08:00 deri 15:30
➡ Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci

Arsyeja e ndërprerjes:
Punime investive që përfshijnë ndërrimin e ndarësve, ndërrimin e izolatorëve, energjizimin e rrjetit të ri ajror, ngritjen e shtyllave nën tension dhe punime të tjera elektrike në kuadër të projektit Lot 13-Mushtisht.

KEDS falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe kërkon ndjesë për çdo shqetësim të mundshëm.

Shperndaje:

TE FUNDIT