“Nuk do parkojmë autobusin ndaj asnjë kundërshtari”, Ilir Daja nuk i trembet Ludogoretsit: Kemi eksperiencë historike

Ballkani do të përballet sot kundër Ludogoretsit në turin e parë kualifikues të Champions League-s. Ilir Daja kërkon të përsërisë suksesin e vjetshëm, kur siguroi kualifikimin historik në gruoet e Conference League-s. Trajneri i kampionëve të Kosovës ka folur dje në konferencë për shtyp, ku ka bërë të qartë se ekipi i tij nuk do të parkojë autobusin përballë asnjë kundërshtari.

“Na pret një ndeshje e vështirë, por këto janë të bukura për t’u luajtur, sepse nuk ke nevojë t’i motivosh lojtarët. Do bëjmë të njëjtën lojë, kemi disa mënyra për t’u përballur me kundërshtarin. Por, në asnjërën prej tyre nuk kemi punuar për t’u mbrojtur. Ekipi është i orientuar drejt respektit të kundërshtarit dhe respektit të vetes tonë.

Ne kemi eksperiencë historike, kemi pothuajse të njëjtën ekip, përveç Ermal Krasniqit. Nuk do parkojmë autobusin ndaj asnjë kundërshtari. I kemi bërë të gjitha përgatitjet për të përfaqësuar futbollin e Kosovës sa më mirë”, ka deklaruar Ilir Daja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara