Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shihet duke inspektuar punimet në një rrugë të qytetit, ku po vendoset shtresa e dytë e asfaltit.
Muharremaj, i cili javën e kaluar u konfirmua si kryetar i Suharekës për herë të tretë radhazi, ka vazhduar menjëherë me aktivitetet e tij në terren, duke mbikëqyrur secilin projekt që është në fazë zhvillimi.
Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, ai është zotuar se punimet në komunë do të kryhen me standard të lartë, duke theksuar se “ose do të bëhen cilësore, ose nuk do të bëhen fare”.

