Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

NY Times: Këta janë përbërësit e vaksinës kundër Covid-19, nuk ka mikroçipa

Gazeta e famshme amerikane, “The New York Times”, ka ironizuar me teoritë konspirative kundër vaksinave të koronavirusit, duke raportuar se vaksina e kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech” nuk përmban mikroçipa. Ajo më pas i ka treguar të gjithë përbërësit e vaksinës që ka sjellur shpresë në tërë botën.

Vaksina e këtyre kompanive ka gjithsej 10 përbërës. Përbërës aktiv është një molekulë e quajtur “ARN-ja lajmëtare” ose mRNA, e cila përmban udhëzime gjenetike për proteinën e koronavirusit të quajtur majë.

Molekula mRNA i udhëzon qelizat njerëzore që të prodhojnë maja. Kjo e ndihmon organizmin që të njohë një ndër tiparet e virusit dhe kështu virusi të njihet dhe të pengohet, nëse përpiqet të formojë infeksion, shkruan The New York Times, transmeton Gazeta Express.

Vaksina e Pfizerit ka edhe nëntë përbërës tjerë:

-Katër lipide: Kolesterolin dhe tri lipide me emra shumë të ndërlikuar kimikë që formojnë një balonë mbrojtëse rreth mRNA-së

-Sakarozë (sheqer i zakonshëm)

-Katër kripëra: klorur të kaliumit, fosfat monobazik të kaliumit, dihidrat fosfat të sodiumit dhe kripë

Asnjëri nga këta përbërës nuk përmban mikroçipa dhe as nuk u ngjan atyre. Ata janë përbërës të zakonshëm kimikë që gjenden në vaksina dhe ilaçe të ndryshme që janë përdorur për një kohë të gjatë.

Kripërat në vaksinë e ndihmojnë që përmbajtjen e saj ta lidh me mjedisin e organizmit të njeriut, i cili e përmban përzierjen e vet të kripërave natyrale.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara