Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Operacion policor, konfiskohen thasë me drogë në Suharekë

Drejtoria për Hetimin dhe Luftimin e  Narkotikëve – Njësia në Prizren dhe Njësia e Ferizajt, gjatë punës operative dhe marrjes se informatave nga burime relevante,  dje me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe aprovimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, ka realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit  me iniciale (K.B.) në  fshatin  Sallagrazhd, Komuna e Suharekës me dyshimin se në shtëpinë e tij gjendet një sasi e substancave narkotike të llojit Marihuanë.

Asistim në këtë operacion kanë ofruar edhe Njësitet për reagim të shpejtë (NJRSh) patrullat policore të stacionit Policor në Suharekë, si dhe forenzika rajonale. Sipas detyrës zyrtare janë ftuar edhe  dy avokat mbrojtës.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë/provat si në vijim:

“Njё (1) thes najlloni  i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë  pesë (5) kg; Njё (1) thes najlloni  i zi  me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë  pese (5) kg; Njё (1) thes najlloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë  katërqind (400) gram; Një (1) peshore elektrike ngjyrë e bardhë , (3) rolle plastike që shërbejnë për paketim të substancës narkotike; Një (1) aparat elektronik për shërbim të  vakumimit të qeseve plastike –paketim të marihuanës”, njofton policia.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara