Osmani dekoron Njësitin e Kërkim Shpëtimit të FSK-së me Medalje Presidenciale Ushtarake

Sot u mbajt ceremonia e ndarjes se Medaljes Presidenciale Ushtarake për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u.d. Presidentja Vjosa Osmani  e dekoroi Njësitin e Kërkim Shpëtimit të FSK-së për kontribut në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovë dhe qytetarëve të saj.

 Osmani theksoi që kontributi i Njësitit të Kërkim Shpëtimit ndër vite ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Puna e këtij Njësiti meriton çdo lëvdatë dhe me profesionalizmin e këtij Njësiti krenohen të gjithë qytetarët e Republikës sonë”, tha ajo.

Ajo tutje tha “Në ditët tona më të vështira, ashtu si brenda kufijve por edhe përtej, Njësiti i Kërkim Shpëtimit të FSK-së ka dëshmuar që janë gjithmonë të gatshëm për t’i dalë në ndihmë qytetarëve tanë, por jo vetëm”.

Osmani e uroi Njësitin e Kërkim Shpëtimit për këtë arritje, duke uruar që puna e tyre të jetë gjithmonë ne nivelin e detyrës, e që në misionet e tyre të dalin gjithmonë faqebardhë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara