Osmani: Regjimi i Vuçiç fle mbi varreza masive

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar personat e pagjetur në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, të cilën ajo e ka quajtur plagë të hapur të Kosovës tash e 26 vjet pas përfundimit të luftës.

Duke përkujtuar se pas çdo numri është një jetë e ndërprerë, një familje e cila prej më shumë se dy dekadash pret drejtësinë për më të dashurit, presidentja Osmani ka thënë se regjimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq vazhdon të fle mbi varreza masive, duke mbajtur peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

“Varret e hapura janë dëshmi e gjallë e krimeve të luftës dhe krimit te përsëritur nga regjimi gjenocidal serb, si dhe kujtesë e përditshme se drejtësia nuk është vënë ende në vend. Për sa kohë sa mijëra qytetarë tanë mbesin të zhdukur, paqja mbetet e paplotë. Është koha që partnerët ndërkombëtarë ta rrisin presionin mbi Serbinë, sepse vetëm zbardhja e fatit të të zhdukurve si dhe drejtësia mund t’u japin familjeve qetësinë që meritojnë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kujtojmë edhe 26 vjet pas përfundimit të luftës nuk dihet ende për fatin e 1584 qytetarëve të Kosovës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara