Osmani thumbon Mustafën: Më 14 shkurt pensionohen politikanët që thonë se qytetari nuk vendosë

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e cila garon në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, sot bashkë me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurtin, kanë mbajtur tubimin përmbyllës në Prishtinë.

Para qindra qytetarëve, numri 2 i VV-së thumboi kreun e ish-partisë së saj, Isa Mustafa, duke thënë se më 14 shkurt do të pensionohen ata që thonë se qytetari  nuk vendosë.

Tutje, Osmani ka thënë se më 14 shkurt po vjen Qeveria Kurti 2 dhe Kosovën e pret një ndryshim i madh.

“Më 14 shkurt do të ju japim pensionimin politik atyre që thonë se populli nuk vendos. Qeveria  2 po e pret Kosovën, ndryshimi i madh po e pret Kosovën. Vullneti juaj nuk do të shkelet kurrë”, ka thënë Osmani.

Kjo deklaratë e Osmanit erdhi disa javë pasi Mustafa tha se qytetari nuk vendosë se kush do ta udhëheqë vendin.

“Qytetari nuk vendos kush do ta qeverisë vendin, vota e qytetarit vendos për deputetët dhe vendos se cila parti do të ketë më pak deputetë, por qytetari nuk vendos se kush do ta qeverisë vendin sepse në zgjedhje të përgjithshme nuk votohet për qeveri por për parlamentin”, kishte thënë Mustafa.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara