Ose mirë, oso hiç!’ – Muharremaj vendos rregull të ri për projektet në Suharekë

Bali Muharremaj fitoi besimin e suharekasëve për plot tri mandate.

Në emisionin “Fol me Arin”, Muharremaj tha se ai do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Suharekës, derisa falënderoi të gjithë ata që ia qitën e votën, por edhe ata që s’e votuan, transmeton Klankosova.tv.

“Dy gjëra kanë me ndryshu në komunën e Suharekës. Në rend të parë, cilësia në punë ka me ndryshu komplet për arsye se ligj i ri është në fuqi. Ose do të kryhen punët si duhet, ose do të ndërpriten në gjysmë. Nga ana tjetër, ne do të vazhdojmë me projektet e premtuara”, tha Muharremaj.

I pari i Suharekës foli edhe rreth bllokadës institucionale në Kosovë, pasi për muaj të tërë pati ngërç në Kuvend, dhe tani nuk po arrin të formohet Qeveria.

Ai tha se në komunën ku ai udhëheq, si pasojë e këtyre ngjarjeve, u shkaktua dëm prej rreth 9 milionë euro.

Megjithëse, Muharremaj thotë se ai është një kryetar komune më ndryshe, dhe nuk ka dëshirë të përzihet në politikat nacionale.

Muharremaj fitoi ndaj Aridan Shalës në balotazhin e 9 nëntorit.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara