Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e anëtari i kryesisë së kësaj partie, Enver Hoxha, duke se nuk janë kordinuar me njëri tjetrin para se të dilnin në debate televizive të mërkurën në mbrëmje.
Bllokimi i konstituimit të Kuvendit padyshim se mbetet tema më e përfolur që pas zgjedhjeve, e natyrisht se kjo temë ishte edhe sot.
Në Rubikon të KlanKosovës, PDK-ja përfaqësohej nga anëtari i kryesisë, Enver Hoxha, ndërsa në T7 hapësira televizive i ishte rezervuar kryetarit të kësaj partie, Memli Krasniqit.
Përkundër se i përkasin të njëjtës parti, e që të dy mbajnë funksione të larta, mendimet duket se i kanë krejt ndryshe.
Pas 37 dështimeve për konstituimin e Kuvendit, Enver Hoxha ka gjetur një zgjidhje.
Ai është shprehur i hapur për koalicion me rivalët e tyre, Lëvizjen Vetëvendosje.
“Nuk dua të lëshohem në një skenar të tillë, me Kurtin kryeministër apo me Bedri Hamzën kryeministër? Natyrisht se ne do ta pranonm me çdo kusht që Bedriu të jetë kryeministër, por këto janë tema që do t’i zgjidhim kur të ulemi në tavolinë”, ka thënë Hoxhaj në Klan Kosova.
Por, krejt ndryshe është deklaruar kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi.
Sipas tij, opsioni por koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje as që diskutohet në partinë e tij.
Madje, ai i ka dhënë sygjerime LVV-së që ta mendojë koalicionin me Listën Serbe, pasi që sipas tij koalicioni me PDK-në nuk është i mundur.
“Nuk ka mundësi, ne nuk e diskutojmë. Mendoj që dy palët e dimë që kemi distancë të mjaftueshme njëri nga tjetri që as mos me diskutu si opsion. E kan opsion Listën Serbe, nëse dëshirojnë mund ta bëjnë me ta shumicën”, ka thënë Krasniqi në T7.
