Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Pacienti ikë nga Enti Special në Shtime, Policia aktivizohet për gjetjen e tij

Nuk janë të rralla rastet kur pacientët në Qendrën Integruese Rehabilituese të të sëmurëve kronikë-psikiatrikë ikin nga ky institucion dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre. Një rast i tillë është raportuar të premten në stacionin e Policisë në Shtime, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një punëtor i Entit ka njoftuar Policinë se një pacient është larguar pasditen e djeshme nga kjo qendër dhe kjo nuk është hera e parë që e ka bërë një gjë të tillë.

Si rezultat i denoncimit të rastit, Policia është aktivizuar për ta kërkuar pacientin, i cili sipas informacioneve të para ndodhet në Pejë.

Akoma nuk dihet se si pacienti në fjalë ka arritur të largohet nga qendra dhe a e ka bërë me plan ikjen.

Në lidhje më rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të vazhdojnë kërkimet.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara