Pacolli: Kompania ime ka investuar 71 mln euro. Si ndahen aksionet me Valon Ademin

Pacolli tha se bashkë me investimet që do të bëjë së afërmi, do të harxhojë 105 mln euro në aeroport

Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se kompania e tij ka investuar 71 milionë euro në aeroportin e Vlorës deri më tani dhe se kjo shifër është e dokumentuar.

Pacolli tha se bashkë me investimet që do të bëjë së afërmi, do të harxhojë 105 mln euro në aeroport.

Ai tha se pas tre muajve, pasi të ketë përfunduar aeroporti i Vlorës, do të ulet në tryezë me ortakun Valon Ademi dhe se në bazë të investimeve që janë bërë, do të ndahen edhe aksionet përkatëse. Sipas tij, vlerësimin do e bëjë një palë ndërmjetësuese ndërkombëtare.

“Kompania ime bleu aksionet e turqve dhe këtë e bëmë me leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ekonomisë dhe si përfundim, unë kisha 98 përqind të aksioneve dhe Valon Ademi 2 përqind. Ka pasur një bisedë, se pas përfundimit të aeroportit, do shihej investimi dhe do diskutohej sa aksione do kishte secili. Gjitha punët iu janë dhënë firmave të treta. Kompania ime ka paguar 71 milionë euro, investimet e mia janë të pastra si loti. Kam marrë kredi 56 mln euro. Do paguaj së afërmi deri 105 milionë euro. Tre muaj pas përfundimit të aeroportit, do llogarisim investimet. Nëse Valon Ademi ka investuar më shumë, do marrë më shumë aksione, patjetër”, tha Pacolli.

Kujtojmë se Behgjet Pacolli ka pasur një ‘përplasje’ me ortakun e tij Valon Ademi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe ai u thirr edhe në Prokurorinë e Tiranës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara