PAMJE/ Ja si ndodhi përleshja në veri të vendit, ku i përfshirë ishte edhe një polic serb

Indeksonline ka raportuar vazhdimisht për një incident që ndodhi së fundi në veri të vendit.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Zoran Petroviq kishte goditur me armë në kokë një djalë të ri, e më pas armën zyrtare e kishte gjuajtur.

Petroviq, pjesëtarë i Njësisë Speciale të Kosovës ishte arrestuar bashkë me pesë persona të tjerë, të gjithë të dyshuar si të përfshirë në këtë rast.

Indeksonline ka arritur të sigurojë pamje nga fillimi i përleshjes që ndodhi mes bandave në veri të vendit, ku njëra prej tyre thuhet se i përket pikërisht policit Petroviq.

Në këtë video të siguruar nga Indeksonline shihet se ngjarja filloi në një lokal, ku disa prej të pranishmëve fillojnë të sulmojnë njëri-tjetrin.

Petroviq i cili edhe kishte goditur njërin prej të rinjve, anipse u arrestua është liruar pak orë më vonë, madje duke iu kthyer edhe arma zyrtare të cilën e kishte përdorur në këtë rast.

Më poshtë mund të shihni videon e këtij momenti./Indeksonline/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara