Shumë persona të dyshuar për manipulim të votave në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit po qëndrojnë para Drejtorisë Rajonale në Prizren.
Aksioni është zhvilluar sot nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.
Bëhet e ditur se kryeprokurori Petrit Kryeziu, së bashku me përfaqësues të Policisë, pritet të mbajë konferencë për media gjatë ditës së sotme lidhur me zhvillimet e fundit.
Po ashtu, autoritetet janë në komunikim me Shërbimin Korrektues të Kosovës për të përcaktuar nëse të dyshuarit do të dërgohen në burgje, sipas marrëveshjes së bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe ShKK-së.
Intervistimi i të dyshuarve tashmë ka nisur, ndërsa të arrestuarit janë ndarë në dy stacione.


