Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Paralajmëron Peci: Do të shqiptojmë masa ndaj atyre që djegin hamulloret

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se institucionet qendrore do të shqyrtojnë  shqiptimin e masave ndaj të gjithë atyre që po i djegin hamulloret në Kosovë.

Ai ka thënë se djegia e hamulloreve po shkakton ndotje të ambientit dhe po rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Ne si institucione qendrore, pas adresimit të këshillave dhe kërkesave për ndaljen e djegëjes së hamullarëve, do të jemi të detyruar që të shqyrtojmë edhe shqiptimin e masave ndaj secilit që djeg hamullarin e tij apo të tjetrit”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë dhe ju fermerë,

Me shqetësim po i pranojme raportimet për djegjen e hamullarëve nga disa fermerë në disa komuna të Republikës së Kosovës. Ju bëjm apel edhe një herë te gjithë fermerëve që të shtojnë kujdesin dhe përkushtimin e tyre për ndaljen e djegëjes së hamullarëve.

Jemi duke e përjetuar një mot me temperatura mjaftë të larta, prandaj edhe  djegëja e hamulloreve, pos që shkakton ndotje të ambientit, shkakton dëme të tjera të shumëta duke rrezikuar edhe jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Djegia e kashtës do të jetë potencial i zjarreve që do të rrezikoj pasurinë e tjerëve, objektet e banimit, objektet ekonomike, si dhe djegien e pyjeve.

Ne si institucione qendrore, pas adresimit të këshillave dhe kërkesave për ndaljen e djegëjes së hamullarëve, do të jemi të detyruar që të shqyrtojmë edhe shqiptimin e masave ndaj secilit që djeg hamullarin e tij apo të tjetrit. 

Prandaj, ju lutemi edhe njëherë ruani parcelen e Juaj nga djegëja, ruani shëndetin dhe ambientin, si dhe pasurinë e Kosovës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara