Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se moti gjatë kësaj jave parashikohet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja do të mbizotërojë mot i vranët dhe pa reshje.

Sipas IHMK-së, temperaturat do të jenë të ulëta, me erëra mesatare deri të fuqishme, kryesisht nga verilindja dhe juglindja.

E hënë – moti do të jetë i vranët, me riga shiu gjatë ditës, të cilat në orët e vona të mbrëmjes do të shndërrohen në borë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -2 deri 1°C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 1 deri 4°C. Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga verilindja dhe veriperëndimi.

E martë – moti do të mbetet i vranët, me reshje të herëpashershme bore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -1 deri 1°C, ndërsa maksimalet nga 1 deri 2°C. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

E mërkurë – moti do të jetë i vranët, me fjolla bore vende-vende. Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri -1°C, ndërsa maksimalet do të jenë 0 deri 1°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga verilindja.

E enjte – moti parashikohet i vranët dhe pa reshje. Në mëngjes, në shumë zona do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3 deri -1°C, ndërsa maksimalet 0 deri 1°C. Era kryesisht do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1-4 m/s.

E premte – moti do të jetë kryesisht i vranët, me temperatura minimale ndërmjet -3 deri -1°C dhe maksimale nga 0 deri 1°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara