Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

PDK do të rrisë për 50% pensionet për të gjitha kategoritë e luftës. Veteranët do të kenë të drejtën të punojnë pa iu ndaluar pensioni i veteranit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për deputet,  ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një nga prioritetet kryesore të programit të partisë, duke premtuar rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë e luftës,  veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve. “PDK do të rrisë për 50% pensionet për të gjitha kategoritë e luftës. Veteranët e luftës do të kenë të drejtën të punojnë pa iu ndaluar pensioni i veteranit, dhe kjo do të rregullohet përmes ndryshimit të ligjit,” theksoi Hoxhaj gjatë shpalosjes së programit.

Ai shtoi se vetëm Partia Demokratike e Kosovës i nderon dhe mbron me vendosmëri sakrificat e luftëtarëve të lirisë dhe familjeve të tyre. Ajo  do t’ i  rrisë pensionet për kategoritë e luftës dhe garanton të drejtën e punës për veteranët pa humbur pensionin. Ky angazhim synon të përmirësojë mirëqenien e kategorive të luftës dhe të sigurojë mbështetje të vazhdueshme për ata që kanë sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka saktësuar, Enver Hoxhaj.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara