Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

PDK kërkon që në seancën e parë të Kuvendit të hidhet në votim 30%-shi i Trustit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar që në seancën e parë në sesionin e ri në Kuvend të dërgohet sërish Projektligji për tërheqjen e 30% të mjeteve financiare nga Trusti.

Haxhiu vlerësoi se tërheqja e parave nga Trusti është e domosdoshme për shkak të krizës ekonomike.

“Pas refuzimit të Kuvendit për ta votuar projektligjin për Trustin, qytetarët filluan të mblidhen vet, e të sigurojnë po ashtu nënshkrime. Nga data 15 korrik, vazhdon të sillet nga sirtarët e Kuvendit tek sirtarët e Qeverisë, e tani që një kohë është i bllokuar nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere. Shpresoj shumë që kryesia të jetë e vëmendshme, mos të vazhdojë me shkelje të mëtutjeshme të rregullores dhe në seancën e parë të Kuvendit, të vije sërish projektligji për Trustin. Është domosdoshmëri e kohës për shkak të krizës ekonomike”, deklaroi Haxhiu në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Njëherit, Haxhiu bëri të ditur se sipas raportit të Bankës Qëndrore, vetëm në vitin e fundit ka 1.5 miliardë kredi të reja në Kosovë.

“Sipas raportit të Bankës Qëndrore, 4.2 miliardë kredi total në Kosovë, vetëm në vitin e fundit 1.5 miliardë janë kredi të reja. Pra, qytetarët kanë hyrë në borxhe për të paguar drunjtë ose gjërat elementare. Prandaj, do ishte më pak e kushtuar për ta që të merrnin disa nga kursimet e tyre”, tha tutje Haxhiu.

Tutje, ai theksoi se Trusti si organizim dhe fond i kursimeve individuale, ka qenë i domosdoshëm duke marrë parasysh inflacionin dhe COVID-19. Mirëpo sipas tij, tani është nevoja të krijohet një model i ri, kur gjenerata paguan për gjeneratën.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara