Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

PDK Suharekë: Bali Muharremaj po rrezikon nxënësit me veprimet e tij

Keqtrajtimi i nxënësve ne Komunën e Therandës,

Duke shfrytëzuar nxënësit e shkollave të mesme, Komuna e Therandës së fundmi ka bërë një aktivitet krejtësisht jo ligjor, konform rregullave dhe masave mbrojtëse të lëshuara nga MASHT-i në parandalimin e përhapjes së Virusit COVID-19.

Kjo situat me virus aspak e mirë në Komunën tonë, si duket nuk i ka bërë përshtypje kryetarit z. Bali Muharremaj, i cili përkundër vështirësive që po kalon vendi dhe komuna ai nxjerr në aktivitet nxënësit e shkollave të mesme.

Edhe pse, para disa ditësh, Komuna jonë shpallet si Komuna me menaxhimin më të dobët të pandemisë nëpër shkolla, kjo nuk don shumë analizë, sepse kjo shihet qartë nga Kryetari, drejtori i Shërbimeve Publike si dhe pjese e këtyre matrapazllëqeve janë edhe Drejtorat e shkollave.

Për kundër faktit që shkollat janë duke u përballur me vështirësi edhe me mungesa të shumta nga nxënësit dhe mësimdhënësit, mbi të gjitha ky aktivitet është jo në harmoni të plotë me planin dhe programin mësimorë.

Gjithashtu, ketu shkelet edhe vullneti i prindërve ku ata fëmijët e tyre i dërgojnë në shkolla e jo në trotuare.

Kërkojmë nga Drejtori i Arsimit z. Remzi Bajselmani dhe këshilli i prindërve ta kenë nën kontroll dhe ta shqyrtojnë këtë situat.

PDK, Therandë

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara