PDK Suharekë me kërkesë për subjektet politike

Vërshimet nga shiu që kanë përmbysur anembanë gjithë vendin, kanë ndikuar edhe në reagimet e partive politike

Dega e PDK – së në Suharekë, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur që ata po e vëzhgojn situatën e krijuar nga vërshimet në Komunën e Suharekës.

“Partia Demokratike e Kosovës Dega në Therandë, është thellësishtë e prekur me dëmet e shkatuara nga reshjet e shiut në Komunën e Therandës dhe në pjesë të tjera të vendit. Ne jemi duke e përcjellur nga afër gjendjen e krijuar nga kjo fatkeqësi natyrore dhe shprehim keqardhje për të gjitha familjet e prekura nga këto vërshime”.

Gjithashtu ata bëjn apel për Institucionet lokale dhe qëndrore, që të jenë në krye të detyrës dhe të jenë afër secilës familje për t’i përballuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e shumta ditëve të fundit.

“Po ashtu kërkojmë nga subjektet politike që qeverisin dhe kanë qeverisur më parë me Komunën e Therandës, të mos e keqpërdorin këtë situatë për poena politik, por të gjithë qytetarët e prekur nga kjo situatë të trajtohen në mënyrë dinjitoze dhe të barabartë”.

Kërkesa e tyre ishte që të bëhet vlerësimi i dëmeve dhe të sigurohet kompensimi për familjet e prekura, si dhe shprehën gatishmërinë e tyre që të japin kontributin me ekspertë të lëmive përkatëse.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara