Dy të dyshuar kosovar derisa ishin në lëvizje me automjete dhe rreth orës 10:00 në fshatin Peçan, për motive (ende) të panjohura dyshohet qëllimisht janë ndeshur (me automjete) në mes veti, dhe pastaj të revoltuar kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, dhe për pasojë njëri ka pësuar lëndime, i cili pas tretmanit mjekësor në QKMF-Suharekë është liruar.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar./Njofton Policia e Kosovës

