Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Pensionohet Gjyqtari Shaban Zeqiraj

Në ditëlindjen e 65-të, pensionohet gjyqtari Shaban Zeqiraj! Gjyqtari Shaban Zeqiraj nga Gjykata Themelore – Dega në Suharekë, me datë 15 gusht, është përshëndetur me kolegët e Gjykatës Themelore, dhe ka përfunduar ditën e tij të fundit të punës në këtë institucion. Gjyqtari mbikëqyrës Selajdin Gallapeni, i ka uruar ditëlindjen dhe pensionimin, duke e falënderuar…

Në ditëlindjen e 65-të, pensionohet gjyqtari Shaban Zeqiraj!

Gjyqtari Shaban Zeqiraj nga Gjykata Themelore – Dega në Suharekë, me datë 15 gusht, është përshëndetur me kolegët e Gjykatës Themelore, dhe ka përfunduar ditën e tij të fundit të punës në këtë institucion. 

Gjyqtari mbikëqyrës Selajdin Gallapeni, i ka uruar ditëlindjen dhe pensionimin, duke e falënderuar Gjyqtarin Zeqiraj për kontributin e tij kushtuar Gjykatës Themelore Dega në Suharekë. 

Kryetarja e Gjykatës Themelore, Shpresa Emra për gjyqtarin ka ndarë mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e tij në Gjykatën Themelore në Suharekë, por edhe më herët në angazhimet e tij në sistemin e drejtësisë.

Gjyqtari Shaban Zeqiraj, nga viti 2010 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore – Dega në Suharekë, fillimisht në Gjykatën Komunale, ndërsa nga viti 2013, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil. 

Paraprakisht i njëjti nga viti 1999 deri në vitin 2010, ka ushtruar detyrën e avokatit në Odën e Avokatëve të Kosovës, ndërsa në vitet 80-82 kishte përfunduar praktikën profesionale.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara